Pjesa lindore e Kroacisë është nën infektimin e mushkonjave dhe situata më e keqe është në qarqet Osijek-Baranja dhe Vukovar-Srem, ndërsa mushkonja “tigër” që shkakton sëmundjen e Nilit Perëndimor te njerëzit dhe kafshët pritet të shfaqet në gusht.
Kryetari i komunës së Vukovarit, Ivan Penava, ka deklaruar sot se është e nevojshme të shpallet fatkeqësi natyrore në nivel qarku, sepse njerëzit nuk mund të lëvizin normalisht, shëndeti, ekonomia dhe të gjitha elementet e tjera të jetës normale janë në rrezik.
Ai shtoi se kushtet klimatike shpesh nuk lejojnë trajtimin dhe kryerjen e procedurave të kontrollit të mushkonjave në zonën e qytetit, duke thënë se për njerëzit nuk do të thotë shumë “kur regjistrohen njëqind pickime në 15 minuta”./FolDrejt/