Eden Hazard i ka dhënë lamtumirën kombëtares belge.
Hazard luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Belgjikës kundër Kroacisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar, kur u mbyll pa gol. Kujtojmë se Belgjikës i duhej një fitore për të kaluar në fazën eliminatore, por më pas Josko Guardiol shpëtoi Flames.
“Po hap një faqe të re. Faleminderit për gjithë dashurinë, mbështetjen dhe lumturinë që kemi ndarë që nga viti 2008. Vendosa t’i jap fund karrierës sime në kombëtare sepse është koha për fytyra të reja. Do të më mungosh djema” , ka shkruar Hazard, 31 vjeç.
Hazard bëri debutimin e tij për kombëtaren në vitin 2008 në një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut. Që atëherë, ai luajti 126 ndeshje për Belgjikën dhe shënoi 33 gola, transmeton Fol Drejt.