Policia kroate njoftoi se ka sekuestruar më shumë se gjysmë ton kokainë, të fshehur në kontejnerë frutash në një port të Detit Adriatik. Televizioni shtetëror tha se kjo ishte sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në Kroaci.
Me ndihmën e qenve, policia zbuloi kokainën në portin e Ploce, afër vendpushimit kryesor turistik të Dubrovnikut. Zyrtarët e policisë dhe doganave zbuluan 575 kilogramë kokainë gjatë një kontrolli të rastësishëm, në kontejnerët që mbërritën nga Amerika e Jugut. Policia tha se lënda narkotike kap vlerën e më shumë se 57 milion euro.