Kroacia e ka siguruar biletën për në gjysmëfinale në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Kroacia e siguroi kualifikimin pasi e mundi me rezultat 4-2 Brazilin pas penalltive, ngase loja pas 120 minutave përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Fol Drejt.
Gëzim Olluri – Fol Drejt
Loja e rregullt përfundoi me rezultat 0-0 ndonëse kishte raste për gola nga të dyja anët. Në vazhdime ishte Brazili që krijoi epërsinë përmes Neymarit në minutën e 106-të pas asistimit nga Lucas Paqueta. Rezultatin për kroatët e barazoi Bruno Petković në minutën e 117-të, pasi mori një asistim nga Miroslav Orsić.
Pas penalltive fitoi Kroacia me rezultat 4-2, duke siguruar biletën për në gjysmëfinale ku do të përballet me fituesin e takimit tjetër çerekfinalist: Holandë – Argjentinë. /FolDrejt/