Kthehemi në kohë, ngjarjet që shënuan Ukrahinën:
Shekulli IX: Themelohet shteti “Rusët e Kievit”, shteti i parë i madh sllav. Themelimi i tij, i atribuohet udhëheqësit legjendar viking, Oleg, sundimtari i Novgorodit. Ai mandej pushtoi Kievin, i cili për shkak të vendndodhjes së tij strategjike në lumin Dnieper, u bë kryeqyteti i shtetit “Rusët e Kievit”. Megjithatë, ky variant mbetet i diskutueshëm nga historianët.
Shekulli X: Krijimi i dinastisë Rurik dhe sundimi i princit Vladimiri i Madh (Princi Volodymyr në ukrainisht), ishte fillimi i një epoke të artë. Në vitin 988, ai pranoi krishterimin ortodoks, duke hapur kështu rrugën e krishterimit në lindje. Sot, statuja e tij gjendet në Kiev dhe në Moskë.
Shekulli XI: Shteti i vjetër i “Rusëve të Kievit”, arriti kulmin nën drejtimin e princit Jaroslavi i Urtë (1019-1054), ku Kievi u bë qendra kryesore politike dhe kulturore e Evropës Lindore.
Dominimi i huaj
1237-1240: Mongolët pushtuan principatat ruse, duke shkatërruar shumë qytete dhe duke i dhënë fund pushtetit të Rusëve të Kievit. Tatarët – siç u bënë të njohur pushtuesit mongolë – themeluan perandorinë e tyre.
1349-1430: Polonia dhe më vonë Komonuelthi polako-lituanez, aneksuan gradualisht pjesën më të madhe të asaj që tani është Ukraina Perëndimore dhe Veriore.
1441: Khanët e Krimesë u çliruan nga mongolët dhe pushtuan pjesën më të madhe të Ukrainës Jugore.
1596: Polonia themeloi kishën greko-katolike, së bashku me Romën, e cila dominoi në Ukrainën perëndimore. Pjesa tjetër e Ukrainës mbeti kryesisht ortodokse, siç vazhdon edhe sot.
1648-1657: Kryengritja e kozakëve kundër sundimit polak themeloi shtetin e hetmanëve, i konsideruar në Ukrainë si pararendësi i shtetit modern të pavarur.
1654: Nënshkruhet Traktati Pereyaslavl, pas së cilit fillon procesi i transformimit të shtetit të hetmanëve në një vasal të Rusisë.
1686: Traktati i Paqes midis Rusisë dhe Polonisë i jep fund luftës 37-vjeçare me Perandorinë Osmane.
1708-09: Gjatë Luftës së Madhe, Kryengritja e Mazepës u përpoq të çlirojë shtetin e hetmanëve nga sundimi rus.
1764: Rusia shfuqizon shteti e hetmanëve dhe vendos guvernatorin e saj në të, deri në kohën e aneksimit të plotë të territorit të tyre në vitin 1781.
Sundimi rus
1772-1795: Pjesa më e madhe e Ukrainës Perëndimore, u përfshi në Perandorinë Ruse.
1783: Rusia pushton Ukrainën Jugore, përmes aneksimit të Khanatit të Krimesë.
Shekulli XIX: Lëvizjet kulturore i dhanë zhvillim arsimit dhe kërkimeve historike në Ukrainë. Galicia e drejtuar nga Habsburgët, pas copëtimit të Polonisë, bëhet një qendër për veprimtarinë politike dhe kulturore të Ukrainës, pasi Rusia ndaloi përdorimin e gjuhës ukrainase në territorin e saj.
Ngritja e pushtetit sovjetik
1917: Pas rënies së Perandorisë Ruse, krijohet në Kiev Këshilli Qendror i Radës.
1918: Ukraina shpall pavarësinë. Në vend, nis lufta civile dhe shumë qeveri rivale nisën luftën për kontrollin e një pjese ose të gjithë Ukrainës.
1921: Ushtria e Kuqe Ruse pushtoi dy të tretat e Ukrainës; e treta u bë pjesë e Polonisë. U themelua Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës.
Vitet 1920: Qeveria Sovjetike inkurajoi gjuhën dhe kulturën ukrainase brenda kufijve politikë.
1932: Miliona njerëz humbën jetën nga Uria e madhe e bukës, shkaktuar gjatë fushatës kolektivizuese të Stalinit.
1939: Ukraina Perëndimore aneksohet nga Bashkimi Sovjetik, sipas kushteve të Paktit Nazi-Sovjetik.
1941: Nazistët pushtuan vendin deri në vitin 1944. Më shumë se pesë milionë ukrainas vdiqën duke luftuar me pushtuesin gjerman. Rreth 1.5 milionë hebrenj të Ukrainës u vranë nga nazistët.
1944: Stalini deporton 200 000 tatarë të Krimesë në Siberi dhe në Azinë Qendrore, pas akuzave të rreme për bashkëpunim me Gjermaninë naziste.
1954: Me një lëvizje të papritur, udhëheqësi sovjetik, Nikita Hrushovi, transferoi gadishullin e Krimesë në Ukrainë. Rezistenca e armatosur ndaj sundimit sovjetik përfundoi me kapjen e komandantit të fundit të Ushtrisë Kryengritëse të Ukrainës.
1986: Shpërthen një reaktor në termocentralin bërthamor të Çernobilit, duke shkaktuar një shtëllungë radioaktive në të gjithë Evropën. Mbi 10 000 njerëz humbën jetën si rezultat i drejtpërdrejtë i shpërthimit, dhe shëndeti i miliona të tjerëve u ndikua nga kjo fatkeqësi.
Pavarësia
1991: Ukraina shpalli pavarësinë pas tentativës për grusht shteti në Moskë.
Vitet 1990: Rreth 250 000 tatarë të Krimesë dhe pasardhësit e tyre, kthehen në Krime pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
1994: U zhvilluan zgjedhjet presidenciale. Leonid Kuchma pason politikanin Leonid Kravchuk.
1996: Miratohet kushtetuta e re demokratike dhe hyn në qarkullim monedha “hryvnya”.
2000: Mbyllet centrali bërthamor i Çernobilit, 14 vjet pas aksidentit.
Maj 2002: Qeveria e vendit, shpalli vendimin e propozimit të ofertës zyrtare për t’iu bashkuar NATO-s.
Revolucioni Portokalli
Nëntor 2004: Udhëheqësi i opozitës, Viktor Jushçenko, nisi protestat masive për zgjedhjet e manipuluara që i dhanë fitoren kandidatit pro-rus, Viktor Janukoviç.
Dhjetor 2005: Viktor Jushçenko bëhet president pasi fitoi në rivotimet e dhjetorit. Marrëdhëniet me Rusinë u përkeqësuan, duke çuar në mosmarrëveshje të shpeshta mbi furnizimet me gaz.
Tetor 2008: Kriza financiare globale çon në rënie të kërkesës për çelik. Vlera e monedhës ukrainase bie ndjeshëm dhe investitorët tërhiqen.
Rikthimi i Yanukovych-it
Shkurt 2010: Viktor Janukoviç u shpall fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Qershor 2010: Parlamenti votoi për të braktisur aspiratat e anëtarësimit në NATO.
Tetor 2011: Gjykata burgos politikanen, Julia Tymoshenko, me akuzën e shpërdorimit të pushtetit për një marrëveshje gazi me Rusinë, në vitin 2009.
Revolucioni Maidan
Nëntor 2013: Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit të papritur të qeverisë mbi braktisjen e planit të nënshkrimit të një marrëveshje asociimi me BE-në, duke fajësuar presionin rus.
Shkurt 2014: Forcat e sigurisë vranë të paktën 77 protestues në Kiev. Presidenti Janukoviç ikën në Rusi, opozita merr pushtetin.
Mars 2014: Forcat ruse aneksuan Krimenë, duke shkaktuar përballjen më të madhe Lindje-Perëndim që nga Lufta e Ftohtë. SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian vendosin sanksione gjithnjë e më të ashpra ndaj Rusisë.
Prill 2014: Grupet e armatosura proruse kapin pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk në kufirin rus. Qeveria nisi operacionin ushtarak si kundërpërgjigje.
Korrik 2014: Forcat proruse rrëzojnë një avion mbi zonën e konfliktit në Ukrainën lindore, duke vrarë të gjithë 298 personat në bord.
Shtator 2014: NATO-ja konfirmoi se trupat ruse dhe pajisjet e rënda ushtarake, kishin hyrë në Ukrainën Lindore.
Asosacioni i Bashkimit Evropian
Shkurt 2015: Në bisedimet në Bjellorusi, Gjermania dhe Franca ndërmjetësuan një marrëveshje të re për Donbass-in, duke arritur një armëpushim.
Korrik 2017: Marrëveshja e asociimit e Ukrainës me Bashkimin Evropian, ratifikohet nga të gjithë nënshkruesit dhe hyri në fuqi, më 1 shtator.
Maj 2018: Presidenti rus, Putin, hapi zyrtarisht një urë që lidh Rusinë jugore me Krimenë, një veprim që Ukraina e quajti të paligjshëm.
Tetor 2018: Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës lejoi Ukrainën të krijojë Kishën e saj Ortodokse, të pavarur nga mbikëqyrja kishtare ruse.
Presidenti Zelensky merr detyrën
Prill-korrik 2019: Komediani Volodymyr Zelensky fitoi zgjedhjet presidenciale ndaj presidentit Petro Poroshenko.
Gusht 2019: Parlamenti emëroi si kryeministër ndihmësin e Presidentit Zelensky, Oleksiy Honcharuk.
Shtator 2019: Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosurit e kapur pas pushtimit të Krimesë nga Moska dhe ndërhyrjes në Donbass.
Mars 2020: Presidenti Zelensky emëroi kryeministër ish-biznesmenin Denys, me shpresën për të stimuluar zhvillimin industrial dhe për të përmirësuar të ardhurat.
Tensionet Ukrahinë – Rusi
Nëntor 2021: Imazhet satelitore shfaqin vendosjen e rreth 100 000 ushtarëve rusë përgjatë kufirit.
21 shkurt 2022: Putin njeh pavarësinë e dy krahinave separatiste në Ukrainë, Donetskut dhe Luhanskut.
24 shkurt 2022, ora 04:00: Putin njofton një sulm në Donbas dhe i bën thirrje ushtrisë së Ukrainës që të dorëzojë armët.
24 shkurt 2022, ora 05:30: Ukraina deklaron se Rusia ka nisur “pushtimin në shkallë të plotë”.
24 shkurt 2022, ora 07:05: Zelensky shpall ligjin “Marshall”.
24 shkurt 2022, ora 19:41: Rusia merr Çernobilin.
25 shkurt 2022, ora 04:00: Kievi bombardohet gjatë natës