Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romanos, futbollist gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, nuk ka ndërruar mendje sa i përket planeve që të pensionohet tek Real Madridi, raporton Fol Drejt.
“Toni Kroos nuk i ka ndryshuar planet e tij: ideja ka qenë gjithmonë të pensionohet në Real Madrid pasi ai e do klubin.”, shkroi Romano në Facebook.
Sipas Romanos, vendimi përfundimtar do të jetë nëse do të qëndrojë edhe për të paktën një vit apo do të tërhiqet nga futbolli.
Real Madridi nga ana tjetër është duke pritur dhe përgatitur për t’i ofruar atij një kontratë të re. /FolDrejt/