Mesfushori gjerman Toni Kroos do të vazhdojë kontratën me Real Madridin, shkruan gazeta spanjolle Marca.
Kroos së shpejti duhet të nënshkruajë një kontratë që do ta lidhë atë me Realin deri në verën e vitit 2024. Trajneri Carlo Ancelotti thekson shpesh në deklaratat e tij për media se Kroos është një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm, të cilit i beson pa kushte, ashtu si Luka Modric, përcjell Fol Drejt.
Të dy në tandem luajnë ende ndeshjet më të rëndësishme të Realit.
Kroos ka qenë në Madrid për nëntë sezone, ka luajtur 405 ndeshje, ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar 88 herë. Tingëllon i pabesueshëm fakti që Reali e solli nga Bayerni për vetëm 25 milionë euro.
Ai fitoi 19 trofe me Klubin Mbretëror dhe i mungon vetëm një – Kupa e Mbretit – të cilën Reali mund ta fitonte lehtësisht këtë sezon.
Zgjatja e kontratës së Toni Kroos është një shenjë se Reali ende nuk po shkon për një rinovim total.
Duket se besimin do t’ua japë lojtarëve të besueshëm edhe për të paktën një sezon. Ky është një lajm i mirë për Luka Modriqin, i cili ende nuk e ka vazhduar kontratën, e cila skadon këtë vit./FolDrejt/