Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” bën apel që me rënien e temperaturave të bëhet kujdes ndaj ujëmatësve, sidomos ata që ujëmatësit i kanë të vendosur në ambiente të hapura.
“Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mund të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike”, thuhet në postimin e KRU “Gjakova” SH.A.