Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një aksion në Obiliq.
Në aksion do të marrin pjesë ekipet e shkyçjes, inspektorë dhe do të jenë të pranishme edhe forcat policore, duke filluar në orën 10:30, përcjell Fol Drejt.
“Nesër 13 shtator 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Obiliqit. Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KRU “Peishtina”./FolDrejt/