Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar që, qysh prej ditës së sotme, do të shkyçen nga furnizimi me ujë, të gjithë ata konsumatorë të cilët nuk janë duke i paguar borxhet, shkruan Fol Drejt.
KRU ka njoftuar se për shkak të këtyre mospagesave, borxhet e kompanisë kanë prekur shifra alarmante:
“Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, 40 milionë euro nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët.”
Andaj, sipas kompanisë, aksioni i shkyçjeve do të përkrahet edhe nga Policia e Kosovës:
“Më 19 korrik 2023, duke filluar nga ora 10:00 do të rifillojmë me aksion intensiv me disa ekipe të shkyçjes, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha. Me asistencë të Policisë së Kosovës, shkyçjet do realizohen në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës.”/FolDrejt/