Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka realizuar disa shkyçje ilegale në kryeqytet, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton vetë KRU, arsyeja e këtyre shkyçjeve ka qenë kryesisht natyra e keqpërdorimit, moslegalizimi dhe gypi ilegal pa ujëmatës.
“Nga ora 08:30-10:30, u realizuan tetë shkyçje të kyçjeve ilegale në Prishtinë”.
“Natyra e keqpërdorimit, të palegalizuar dhe gyp ilegal pa ujëmatës”, bën të ditur KRU.