Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadim Boychenko, sot apeloi sërish për “evakuimin e plotë” të atij qyteti, të cilin Rusia dje njoftoi se e kishte marrë në dorë.
“Na duhet vetëm një gjë – evakuimi i plotë i popullsisë. Rreth 100,000 njerëz mbetën në Mariupol,” tha Boychenko në televizionin kombëtar, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Rusia njoftoi dje se forcat e saj kishin pushtuar Mariupolin, por se 2000 militantë të tjerë ukrainas mbetën të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal./FolDrejt/