Kryetari i bashkisë së Kievit ka thënë se situata me sistemin energjetik “mbetet e vështirë”, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në Telegram të dielën, Vitali Klitschko tha se kryeqyteti do t’i kthehet “mbylljes së stabilizimit” sot.
“Por situata në sistemin energjetik mbetet e vështirë. Prandaj, siç theksojnë ekspertët e energjisë, mund të ketë disa devijime nga orari për balancimin e sistemit energjetik”, thai ai.
Ai shtoi se ekziston një “nevojë e mëtejshme për të kursyer energjinë elektrike” dhe u rekomandoi banorëve që të mos përdorin ashensorët “30-40 minuta para fillimit të mbylljes”.
Që nga fillimi i tetorit, Rusia ka kryer sulme të vazhdueshme në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë dhe mungesë të ujit për miliona njerëz në të gjithë vendin.
Autoritetet ukrainase u kanë kërkuar banorëve të kursejnë energjinë, pasi përballen me mbyllje emergjente dhe ndërprerje të planifikuara.
Me fillimin e dimrit, Kievi ka parë gjithashtu borë pasi banorët përballen me ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje qendrore./FolDrejt/