Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, thotë se ka zhvilluar bisedime me zëvendëskancelarin gjerman Robert Habeck për mbështetjen dhe ndihmën e mëtejshme për Ukrainën, duke përfshirë furnizimin me armë nga aleati i saj perëndimor, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Janë marrë vendime pozitive. Lajme të mira vijnë së shpejti”, shkroi Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ai nuk dha detaje të tjera për takimin, i cili u zhvillua gjatë kohës që të dy po merrnin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në resortin zviceran të Davos.
Ukraina shpreson që Gjermania t’i sigurojë tanke, por Berlini e ka rezistuar deri më sot./FolDrejt/