Kryetari i Bashkisë së Melitopolit në ekzil, Ivan Fedorov tha se trupat ruse filluan të mbërrijnë në qytet si nga rajoni Kherson ashtu edhe nga një qytet tjetër i pushtuar nga Rusia, Tokmak, që gjendet në rajonin Zaporizhzhia, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Kryebashkiaku tha se rusët po ndërtojnë fortifikime brenda qytetit dhe po vendosin pajisje ushtarake në zonat e banuara. Ai shtoi se civilët janë paralajmëruar të mos afrohen në zonën afër fushës ajrore të Melitopolit.
Melitopol, qyteti me rreth 150,000 banorë në rajonin Zaporizhzhia, u pushtua nga Rusia në fund të shkurtit, disa ditë pas fillimit të pushtimit të gjithanshëm. Ndodhet midis Khersonit dhe Mariupolit, disa kilometra në veri të bregut të Detit të Zi. /FolDrejt/