Kryebashkiaku i Dnipros u ka kërkuar grave, fëmijëve dhe të moshuarve që të largohen nga qyteti, pasi ekziston frika se Rusia mund të intensifikojë sulmet në rajonet lindore të Ukrainës.
Paralajmërime të ngjashme janë bërë gjithashtu nga autoritetet përkatëse në rajonin e Luhanskut në lindje të qytetit, ku është bërë thirrje të gjithëve banorëve të evakuohen.
“Situata në Donbas po përshkallëzohet gradualisht dhe ne e kuptojmë se prilli do të jetë mjaft intensiv,” tha Borys Filatov në një video në internet.