Më shumë se 100 njerëz janë rrëmbyer në Melitopol, tha kryebashkiaku i qytetit Ivan Fedorov. Melitopol është një qytet i vogël Ukrainën juglindore dhe është një ndër të parët që ra në duart e rusëve.
Fedorov gjithashtu u rrëmbye nga forcat ruse në mars dhe u lirua pesë ditë më vonë në këmbim të nëntë rekrutëve rusë të kapur, sipas kreut të zyrës presidenciale të Ukrainës.
“Disa u mbajtën për disa orë, të tjera për disa ditë,” raportoi agjencia e lajmeve UNIAN duke cituar Fedorov.
Ai tha se kreu i këshillit të qarkut Melitopol, Serhiy Pryyma, ka qenë në robërinë ruse për më shumë se një muaj.
Fedorov shtoi se Rusia kishte rrëmbyer aktivistët ukrainas për “qëllime propagandistike” dhe po i detyronte ata të regjistronin dëshmi të detyruara.