Ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ka takuar në Athinë kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe homologun e tij grek, Nikos Dendias, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas zyrës së kryeministrit grek, Al Nahyan dhe Mitsotakis diskutuan “marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve dhe perspektivat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e investimeve, energjisë dhe ndryshimeve klimatike”.
“Ata gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të ndërsjellë, duke përfshirë zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme”, thuhet në njoftim./FolDrejt/