Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka folur sot rreth Kosovës, duke e përgëzuar vendimin për shtyerjen e afatit për targat.
Ai për këtë ka folur në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me ministren e Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla, transmeton Fol Drejt.
Para mediave, Tajani tha se e mirëpresin shtyrjen e gjobave nga Qeveria e Kosovës për 48 orë.
“E kam vlerësuar Kosovën që të shtyhet për 48 orë vendimin për targat. Ky është një sinjal për gatishmëri. Në mëngjes kam dëgjuar gatishmëri edhe nga ana serbe. Prandaj duhet të mbështesim një takim në mes të palëve. Jemi të gatshëm që të dëgjojmë me kujdes propozimet e dyja palëve”, tha Tajani.
Së bashku me kryediplomatin italian, në Kosovë po qëndron edhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.
Të dy kanë qëndruar për një vizitë zyrtare edhe në Serbi./FolDrejt/