Kryediplomati kinez Wang Yi ka bërë thirrje për negociata dhe paqe për hir të botës dhe Evropës në veçanti.
“Ne do të donim një zgjidhje politike për të ofruar një kornizë paqësore dhe të qëndrueshme për Evropën,” tha Wang përpara një vizite në Moskë gjatë një ndalese në Hungari, e cila mund të rezultojë në miliarda euro investime të reja kineze në vend.
Në një video në Facebook gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm hungarez Peter Szijjarto, Wang tha se bota ishte prekur nga çrregullimet dhe luftërat.
“Më lejoni t’i bëj jehonë asaj që sapo kemi dëgjuar (nga ju) dhe së bashku t’i deklarojmë botës se Kina dhe Hungaria punojnë me kënaqësi së bashku me vendet e tjera paqedashëse për të ndalur armiqësitë aktuale sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Wang Szijjartos në një video në Facebook gjatë takimit të tyre./FolDrejt/