E bija e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, me rastin e Epopesë së të lavdishmes të UÇK-së, ka publikuar në llogarinë e saj në “Facebook” një fotografi ndryshe të Kryekomandantit Adem Jashari.
“Kryekomandanti i UÇK-së, më ndryshe! E donte shumë jetën, e shijonte atë në mëmëdhe. Por më shumë e deshi lirinë, për të cilën dha çdo gjë. Gëzuar Epopeja e të lavdishmes UÇK”, ka shkruar Besarta.