Mikhail Mishustin dhe Roman Golovchenko biseduan në telefon për veprimin kundër sanksioneve perëndimore, njoftoi shërbimi për shtyp i Kabinetit të Ministrave rus.
Mishustin dhe Golovchenko diskutuan detyrat kryesore në zgjerimin e tregtisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik përballë sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj tyre nga “shtetet armike”, siç thonë ata.
Dy kryeministrat u fokusuan në zbatimin e projekteve të përbashkëta në sektorët e energjisë dhe industrisë, infrastrukturës së transportit dhe fusha të tjera, thuhet në deklaratë./FolDrejt/