Andrew Fahi, 51 vjeç, u arrestua në aeroportin e Majamit së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual të këtij territori britanik jashtë shtetit, sipas kallëzimit penal të Administratës Amerikane të Ndjekjes së Drogës (DEA), i cili përmban dëshmi të gjerë të një informatori të fshehtë.
Prokuroria Federale e SHBA-së në Miami ka akuzuar kryeministrin e Ishujve të Virgjër Britanikë, Andrew Fahi dhe dy persona të tjerë për pastrim parash dhe trafik droge, njoftoi Ministria e Drejtësisë e SHBA-së, transmeton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Kryeministri i Ishujve të Virgjër Britanikë u arrestua në Miami, me akuzën e pastrimit të parave, por edhe importit të kokainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./FolDrejt/