Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njëherësh Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Hajrulla Çeku, pritën dhe takuan sot Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të PES-it (Party of European Socialists and Democrats), Giacomo Filibeck, transmeton Fol Drejt.
Me z. Filibeck, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet në vend, situatën aktuale dhe për qeverisjen social-demokratike në këto më shumë se dy vitet e fundit. Ai e njoftoi për arritjet kryesore dhe progresin e shënuar në rrafshin e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe mjedisit demokratik.
Në takimin që u zhvillua gjatë pasdites, u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimin ndërpartiak mes partive simotra si dhe atij multilateral në kuadër të organizatave dhe forumeve të partive social-demokrate.