Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se e sheh presidentin serb Aleksandër Vuçiç, “si një kukull të Kremlinit, që po përpiqet të imitojë Rusinë”.
Në një interviste për “La Repubblica”, ai është shprehur: “BRSS është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj në: Donbass, Krime, Transnistria, Osetia e Jugut… Ndërsa ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entiteti serb në Bosnje, një entitet serb në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë e tij dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës.”
Presidenti i Kosovës tha se nuk u befasuan nga pushtimi rus i Ukrainës, duke theksuar se Putin dëshiron të rishkruajë historinë.
“Ne e dënuam menjëherë pushtimin rus, na tronditi, por nuk u befasuam. Ai dëshiron të rishkruajë historinë dhe mendon se është në lartësinë e duhur. Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do t’i mjaftojë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Mund të përpiqet ta bëjë këtë në Ballkanin Perëndimor. Ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri. Në Ballkan janë tre vende të NATO-s: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pastaj është Kosova ime, e cila nuk pjesë, por e ka me vete NATO-n (misioni paqeruajtës i KFOR-it). Ne duhet të marrim një hap i mëtejshëm drejt partneritetit me aleancën euroatlantike, është thelbësore për sigurinë e zonës dhe ne mbështetemi tek ndihma e Italisë”, u shpreh Albin Kurti.
Sa i përket qëndrimit të Serbisë ndaj mos-njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të NATO, Kurti theksoi: “Ai dëshiron paratë e Evropës dhe armë ruse. Dhe gazin rus, të cilin e merr me një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë: si kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, DefenderEurope2021. Ndërsa Serbia mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë në “mburojën sllave”. Ata kanë këto mite mesjetare, pansllave dhe shumë të errëta.”/FolDrejt/