Kryeministri australian Anthony Albanese ka mbrojtur planin e Canberrës për të blerë nëndetëse bërthamore nga SHBA, me vlerë rreth 245 miliardë dollarë, pasi dy ish-udhëheqësit kritikuan marrëveshjen për koston, kompleksitetin dhe çështjet e mundshme të sovranitetit.
I zbuluar të martën në San Diego, marrëveshja e sigurisë shumë-dekadash AUKUS do t’i lejojë Australisë të blejë nëndetëset amerikane të klasit Virginia, përpara fillimit të prodhimit të përbashkët britaniko-australian të një klase të re nëndetësesh, SSN-AUKUS, raporton Reuters.
Pas kritikave nga Malcolm Turnbull dhe Paul Keating, dy ish-kryeministra, Albanese tha të enjten se marrëveshja ishte e nevojshme duke pasur parasysh rritjen e pranisë ushtarake të Kinës në rajon, të cilën ai e përshkroi si më të madhin që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Fol Drejt.