Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ishte në shënjestër të një sulmi gjatë fushatës ss tij parazgjedhore, e si pasojë, një grua e goditi me vezë në kokë.
Morrison qëndroi në qytetin Albury në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të mbahen më 18 maj.
Gjatë një tubimi të organizuar nga Unioni Kombëtar i Grave (CWA), një nga gratë e pranishme goditi Morrisonin me vezë në kokë.
Bëhet fjalë për një 25 vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk është zbuluar. Ajo goditi Morrisonin me vezë në kokë në momentin kur ai po mbante një konferencë për mediat.
Lideri opozitar Bill Shorten tha se sulmi ishte një sjellje e tmerrshme dhe e turpshme.
Sigurimi intervenoi me shpejtësi dhe nxorri gruan jashtë nga salla e konferencës, dhe motivet që çuan në sulmin e saj ndaj tij mbeten të paqarta.