Kryeministri australian ka biseduar me liderin e opozitës dhe kryeministrin e ardhshëm Anthony Albanese dhe e ka uruar për fitoren në zgjedhje.
Kryeministri australian Scott Morrison deklaroi se e pranon humbjen në zgjedhjet e sotme të përgjithshme, duke shtuar se edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar, duket se Partia Laburiste e opozitës do të formojë qeverinë.
“Unë fola me liderin e opozitës dhe kryeministrin e ardhshëm, Anthony Albanese, dhe e përgëzova për fitoren e tij në zgjedhje”, tha Morrison në një fjalim televiziv, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.