Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka krijuar një situatë humori me të dërguarin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, transmeton Fol Drejt.
Në konferencën për media, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe homologun e Holandës, Mark Rutte, Bettel është ndalë një copë herë në mbiemrin e Lajçakut.
“Është një udhërrëfyes nga BE-ja… nga… Lik… Laj.. Laçak, nga Lajçak – oh, e dini për kë a kam fjalën (qesh) – dhe Borrell, dhe këto janë për ne hapa të rëndësishëm për të vazhduar”, ka thënë Bettel.
Kujtojmë se dy kryeministrat evropianë përpara kryeministrit Kurti janë takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani./FolDrejt/