Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është shtruar në spital. Ai i është nënshtruar ditën e sotme një operacioni.
Tashmë, çdo vendim të rëndësishëm do ta marrë zëvendëskryeministri Dominic Raab derisa Johnson të kthehet në punë të martën.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit bëri me dije se ai shkoi në një spital në Londër rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës për një procedurë rutinë, në NHS, në lidhje me sinuset e tij. Ndërsa u kthye në Downing Street pak pas orës 10 të mëngjesit.
Operacioni për sinuset e Johnson nuk dihet nëse ka lidhje me COVID-19 që kaloi në vitin 2020.
Kujtojmë që Johnson pritet të udhëtojë në takimin e krerëve të qeverive të Commonwealth, i cili do zhvillohet në Ruandë këtë javë.