Kryeministri britanik Boris Johnson ka hartuar një plan prej gjashtë pikash për të zmbrapsur Vladimir Putinin, në një përpjekje për të marrë drejtimin e përpjekjeve globale për t’i dhënë fund tmerrit të luftës në Ukrainë, shkruan Daily Mail.
Në planin e tij të veprimit, kryeministri britanik Johnson bëri thirrje për: krijimin e një koalicioni ndërkombëtar humanitar për Ukrainën; një nxitje për vetëmbrojtjen ushtarake të Kievit; rritje të sanksioneve ndaj Moskës; përpjekje të bashkërenduara diplomatike për të de-përshkallëzuar krizën; dhe ‘një fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë në të gjithë zonën euro-atlantike’./PN/FolDrejt/