fbpx
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Kryeministri bullgar në Maqedonine e Veriut: Mbështetje për integrimin

Lexoni edhe..

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov  nisi viziten ne maqedonine e Veriut. Ai mbërriti këtë të enjte ne Shkup ne përvjetorin e Traktatit të Fqinjësisë dhe Marrëveshjes së Miqësisë të nënshkruar 2 vite më parë.

Borisov u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri Zoran Zaev.

Në konferencën e përbashëkt për shtyp, Borisov tha se Bullgaria në asnjë mënyrë nuk do ta pengojë rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut, edhe pse heshti kur u pyet nga gazetarët për çështjen e Goce Dellçevit, i cili njihet si hero i të dy vendeve.

 “Bullgaria në asnjë mënyrë nuk do ta bllokojë Republikën e Maqedonisë sepse është interes edhe i yni që ju të jeni pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Dy vjet pas nënshkrmit të Marreveshjes për fqinjësi të mirë, mendoj se gjatë kësaj periudhe janë bërë hapa që më parë ishin të pa imagjinueshme. Me mundin e përbashkët të Greqisë, Bullgarisë, dhe Maqedonisë së Veriut  rruga e vendit tuaj drejt Europës tashmë do të jetë më e lehtë. Bashkimi Europian ju vlerëson si një politikan të guximshëm.

 Ndërsa Zoran Zaev, e falenderoi homologun e tij për mbështetjen ne perpjekjet e maqedonise se veriut per tub ere pjese e bashkimit europian.

 “Mbështetja e Bullgarisë për integrimin e Ballkanit Perëndimorë e vecanerisht integrimin  e Republikës së Maqedonisë së Veriut është dëshmuar me vepra. Marrëveshja e Prespës do të ishte e pamundur nëse nuk do t’i paraprinte Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është interes i të dyja vendeve tona që Maqedonia e Veriut të marrë një datë për fillimin e negociatave”

Pas konferencës së përbashkët për shtyp dy liderët morën pjesë pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në varrin e Goce Dellçevit, në Shkup.

Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, kryeministri bullgar do të takohet edhe Presidentin Stevo Pendarovski.

Të ngjajshme