Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Kryeministri çek nuk i do migrantët, por si punëtorë po

6 vjet më parë
in BOTA, TË FUNDIT
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web

Kryeministri çek dhe miliarderi Andrej Babis prej vitesh përdor parulla kundër migrantëve. Por në firmat e tij punojnë shumë punëtorë të huaj, që kanë hyrë në vend përmes rrugëve të dyshimta.

    

Në këtë rajon të vogël në verilindje të Çekisë fryn një erë e ftohtë dimri. I vetmi restorant i vogël aty është i mbyllur. Prandaj takimi lihet në stacionin e trenit. Biseda e një gazetari me punëtorin nuk duhet të zhvillohet në prezencë të kolegëve në fjetore. Kur mbyllet edhe stacioni, na mbetet vetëm një stol përjashta në erë për t’u ulur. Punëtori duket i veshur hollë dhe i duhet herë pas here të mbledhë supet në xhaketën e tij. Van Ga Nguyen është një 36 vjeçar nga Vietnami verior, në të vërtetë ai quhet ndryshe, dhe na u lut t’ia ndryshonim emrin. Si mijëra vetë nga vendi i tij edhe ai e kërkoi fatin e tij si punëtor i ftuar në Çeki. Kam paguar 14.000 dollarë tek një ndërmjetësues vietnamez, rrëfen ai. Pas një procedure disamujore u dërgua si punëtor në një fabrikë pularie çeke. Ndryshe nga sa ishte informuar, aty e priti një punë e rëndë për pak më shumë para se paga minimale çeke.

Tschechien Iillegale Arbeiter Fabrik Vodanská in Mirovice (DW/Keno Verseck)Fabrika Vodanska, Mirovicë

Loja e dyfishtë e kreut të qeverisë

Fabrika në Mirovicë, 80 km në jugperëndim të Pragës është pjesë e sipërmarrjeve, “Agrofert” të miliarderit çek dhe kryeministër aktual, Andrej Babis- një politikan populist që del si kundërshtar i migrimit dhe atij ilegal. Parullat kundër migrantëve i sollën atij shumë vota në zgjedhjet e fundit. Në fabrikat e Agrofert punojnë kryesisht punëtorë nga vende jo anëtare të BE, mes tyre nga Vietnami, Ukraina dhe Mongolia. Pa ta, jo vetëm Agrofert, por edhe shumë sipërmarrje në vend do të kishin shumë probleme për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Pagesat e tyre janë të ulta, shumica kanë ardhur në Çeki përmes rrugëve të dyshimta. Ashtu si Van Ga Nguyen, saldator i kualifikuar.

Van Ga Nguyen është i martuar dhe ka dy fëmijë të vegjël. Në Europë ai dëshiron të rrijë vetëm pak vite për të siguruar para. Plani i tij është të hapë një dyqan të vogël në Vietnam. Një ndërmjetësues i premtoi “një punë të lehtë në një pulari, ku do të fitonte 1000 dollarë në muaj”. Kjo do të përbënte pesëfishin e rrogës mujore në Vietnam. Van Ga Nguyan pagoi me këste 14.000 dollarë. “Në fillim të vitit 2016 ndërmjetësuesi më tregoi ditën e intervistës në ambasadën çeke”, rrëfen ai. Pak kohë më vonë Van Ga mori edhe dokumentet e duhura.

Tschechischer Premierminister Andrej Babis (AFP/Getty Images/C. Stache)Kryeministri çek, Andrej Babis

Punë e përgjakshme pa ndalim

Në prill të vitit 2016 ai filloi punën në fabrikën Vodnanska në Mirovicë. Ai ishte njëri nga 40 vietnamezët që filluan të punonin aty. Për shkak të kushteve të këqija të punës, kjo fabrikë ka kryesuat titujt e gazetave në Çeki. Edhe Van Ga Nguyen e provoi këtë. Puna e tij ishte në fillim të një zinxhiri prodhimi, dhe gjatë turneve atij i duhej të varte në çengel mijëra rosa të gjalla apo pula të therura. “Ishte një punë shumë e pistë, pjesërisht e përgjakshme, shumë johigjienike dhe e paguar shumë keq.” Sekuenca filmike të regjistruara fshehurazi në ambientet e firmës e që i janë paraqitur Deutsche Welles e tregojnë një gjendje të tillë.

Van Ga Nguyen merr vetëm 550 euro në muaj, në vitin 2016 pak më shumë se paga minimale çeke. Pas një viti ai u largua nga puna, pas një kërkese për rritje të rrogës. Edhe disa vietnamezë të tjerë janë larguar nga firma Vodnanska, nga 40 vetë, sot aty punojnë vetëm 16 persona.

Tschechien Iillegale Arbeiter Fabrik Vodanská in Mirovice (DW/Keno Verseck)Shtëpi e vjetër ku banojnë punëtorët e huaj në Mirovicë

Jetesë në kushte të vështira

Një vizitë e Deutsche Welles në Mirovicë në dhjetor 2018 i konfirmon ato që thotë Nguyen. Në fabrikë nuk mund të futesh, por me punëtorët mund të flasësh. Një pjesë e punëtorëve të huaj banon në një barakë të vjetër, menjëherë pas fabrikës. Dritaret nuk janë me dopioxham të përshtatshme për dimrin, në korridor një kuzhinë e WC e përbashkët. Një ambient i rrënuar dhe jo komod. Po kaq i trishtë është edhe një ambient tjetër banimi që i përket Agrofert. Një një apartament me dy dhoma jetojnë 10 vietnamezë, historitë e tyre janë gati identike me ato të Van Ga Nguyen. Ata fitojnë afër 600 euro, me një orar pune 200 orë në muaj. Askush nuk ka një kontratë me shkrim. Madje për banesën me kushte të këqija secili paguan 100 euro në muaj.

Qëndrim i paqartë i politikës

Kryeministri miliarder është prej kohësh në qendër të kritikave. Sipas një vendimi të gjykatës ai ka qenë dikur punonjës i shërbimit sekret komunist dhe në fillim të viteve 90-të u bë pronari i Agrofert në rrethana të paqarta. Agrofert, ndërkohë shoqëri “holding” me disa firma gjermane, është aktualisht marrësi më i madh i subvencioneve nga BE. Prej kohësh kundër Babis ka hetime për konflikt interesi apo mashtrim me subvencionet. Për t’i ikur akuzave për konflikte interesi, Babis e dorëzoi perandorinë e tij të sipërmarrjeve në një fond përkatës, të cilin e drejton bashkëshortja e tij.

Një pyetje e Deutsche Welles për zyrën e kryeministrit, për rrugët e ardhjes së punëtorëve vietnamezë dhe kushtet e punës tek fabrika Vodnanska mbeti pa përgjigje. Zëdhënësi i Agrofert, Jan Pavlu i cilëson pyetjet e Deutsche Welles si “shumë fyese dhe çnderuese”. Ne i respektojmë ligjet, thotë Pavlu. Për punëtorët e huaj vlejnë të njëjtat rregulla si për punëtorët çekë. Të gjithë kanë kontrata me shkrim. Ai mohon, që Agrofert siguron punëtorë përmes ndërmjetësuesve nga jashtë. Por nuk shpjegon, se në cilën rrugë rekrutohen punëtorët.

Tschechien Iillegale Arbeiter Fabrik Vodanská in Mirovice (DW/Keno Verseck)

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Çekisë i përgjigjet Deutsche Welles, se as nuk ka njohuri për praktika korruptive në dhënien e vizave çeke dhe as nuk ka dijeni për përfshirje të diplomatëve apo konsujve çekë në praktika të tilla. Nga vera e vitit të kaluar programi i vizave për punë për vietnamezët u mbyll për “arsye të sigurisë kombëtare”, siç thuhet. Detaje të tjera qeveria nuk jep.

Van Ga Nguyen pas largimit nga puna jeton ilegalisht në Çeki. Ai punon në të zezë tek një firmë ndërtimi në verilindje të Çekisë, aty ku u zhvillua takimi me të. Ende kam edhe 10.000 dollarë borxhe thotë ai. Ndërkohë  është penduar për vendimin e ardhjes në Çeki. Synimi i tij tani është të përpiqet për një punë legale në Hungari apo Bullgari. E sa do kushtonte ndërmjetësimi këtë herë? “12.000 dollarë.” Van Ga Nguyen ngul sytë në tokë dhe mbledh supet. Era është shumë e ftohtë./dw

 

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Tsipras në Turqi – Takim me disa pikëpyetje

Lajmi tjetër

SHBA përsëritë hiqeni taksën dhe jepni përparësi bisedimeve

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM