Republika Çeke ka furnizuar Ukrainën me qindra pjesë të pajisjeve të rënda ushtarake gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë 89 tanke, ka thënë kryeministri Petr Fiala pas takimit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Duke detajuar për herë të parë shtrirjen e furnizimeve çeke nën bashkëpunimin e shtetit dhe sektorit privat, Fiala tha se vendi ka dërguar 226 automjete luftarake dhe të blinduara të këmbësorisë, 38 obusë, 33 raketahedhës të shumëfishtë, gjashtë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe katër helikopterë./FolDrejt/