Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se do t’i shtrijë dorën e miqësisë fituesit të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të Turqisë.
Ai shtoi se shpreson që qeveria e ardhshme turke të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj Perëndimit, përcjell Fol Drejt.
“Shpresoj se qeveria e ardhshme turke do të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj Perëndimit, jo vetëm ndaj Greqisë, por ndaj Evropës, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Mitsotakis në një intervistë për Associated Press./FolDrejt/