Në Samitin që po zhvillohet në Tiranë po merr pjesë edhe kryeministri grek, Kyriako Mitsotakis.
Mitsotakis në paraqitjen e tij përpara gazetarëve shprehu, Mitsotakis e konsideroi si shumë të rëndësishme zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, sepse ndryshe sipas tij do të jetë e vështirë të bëhet progresi i nevojshëm.
“Kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim. E kuptojmë kompleksitetin e çështjes, por jemi të vetëdijshëm që kjo çështje të zgjidhet dhe të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas. Pa u zgjidhur kjo do jetë e vështirë të bëjmë progresin e nevojshëm”, u shpreh Mitsotakis./FolDrejt/