Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis me të cilin diskutoi për bashkëpunimin dypalësh.
Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis me të cilin diskutoi për bashkëpunimin dypalësh, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për shtyp e kryeministrisë izraelite thuhet se në bisedë kryeministri grek Mitsotakis ka uruar homologun e tij izraelit Lapid për fillimin e detyrës dhe i ka uruar atij suksese.
“Dy liderët biseduan mbi nevojën për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit mes Greqisë dhe Izraelit, përfshirë edhe fushën e energjisë. Ata ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të rregullt dhe të afërt”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/