Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e sotme të qeverisë e ka nisur duke e përshëndetur hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai ka theksuar se dje ishte ditë e rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Bashkimin Evropian.
“Ua uroj hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. I gëzohemi kësaj arritjeje historike, ky vendim na e shton përkushtimin për reforma të transformimit të rajonit tonë, rrjedhimisht edhe Evropës”,ka thënë Kurti, njofton KlanKosova.tv.
Kurti e ka përmendur edhe hapjen e Bienales Nomade Manifesta në Prishtinë, që sipas tij, do t’i sjellë Kosovës shumë benefite në fushën e kulturës.