Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se mungesa e alternativave të furnizimit me gaz po bën që gazi rus të vlerësohet akoma si i domosdoshëm për të zhvilluar aktivitetet ekonomike, shkruan Fol Drejt.
Ai këto komente i bëri në rrjetin social Twitter, ku tha se gazi rus po vlerësohet si i keq, pa dhënë zgjidhje alternative se si të zëvendësohet për të vazhduar funksionimi normal i ekonomisë.
Postimi i plotë:
Na thonë se gazi rus është i keq. Ata na thonë se nuk duhet ta blejmë atë. Por askush nuk na thotë se si ta zëvendësojmë gazin rus. Jo në pesë vjet, por nesër. Ne duhet të drejtojmë ekonominë tonë, është kaq e thjeshtë. /FolDrejt/
They tell me Russian gas is bad. They tell me we should stop buying it. But nobody tells us how to replace Russian gas. Not in five years, but tomorrow. We need to run our economy, it’s as simple as that.
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) October 19, 2022