Kryeministri belg Alexander de Croix tha sot se Rusia po përpiqet të ushtrojë ndikim jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në BE dhe se e vetmja përgjigje për këtë është “uniteti”.
“Uniteti është ajo që shqetëson Moskën. Në Ballkanin Perëndimor ka një dëshirë të madhe që vendet të anëtarësohen në BE, sepse ato e shohin atë zonë si një zonë paqeje dhe prosperiteti”, deklaroi ai para fillimit të Samitit të sotëm BE-Ballkani Perëndimor, transmeton Fol Drejt.
Ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë partnerë dhe se Samiti duhet ta tregojë këtë fakt, si dhe se ato ndajnë sfida të përbashkëta me BE-në, të cilat janë bërë më të mëdha që nga fillimi i luftës në Ukrainë./FolDrejt/