E ardhmja e Ukrainës është në BE dhe NATO, tha sot kryeministri çek Petr Fiala pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Pragë.
Fijala premtoi më shumë mbështetje nga Republika Çeke për Ukrainën, duke përfshirë dhurimin e më shumë helikopterëve ushtarakë, raportoi Reuters.
Zelensky tha se Ukraina ka nevojë për armë me rreze të gjatë për të luftuar forcat ruse./FolDrejt/