Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, njoftoi sot se qeveria e vendit ka vendosur të mbyllë të gjitha pikat kufitare me Rusinë, përveç njërës.
“Detyra jonë është të garantojmë sigurinë e finlandezëve,” tha Orpo në një konferencë për shtyp dhe shtoi se kalimi kufitar Raja-Josep do të mbetet i hapur, raporton mediumi publik finlandez YLE.
Në nëntor, më shumë se 700 persona pa dokumente të vlefshme udhëtimi hynë në Finlandë nëpërmjet Rusisë, duke bërë që Helsinki të mbyllte disa vendkalime dhe të akuzonte Moskën për kanalizimin e emigrantëve në Finlandë./FolDrejt/