Para fillimit të Kupës së Botës, Asambleja e Ganës vendosi të shtyjë seancën ku e vetmja temë supozohej të ishte Ligji i Buxhetit për vitin 2024 në mënyrë që të gjithë të mund të shikonin ndeshjen e parë të kombëtares në Botëror. Tashmë seanca është mbajtur, dhe kryeministri i këtij vendi është bërë hit në rrjetet sociale.
Kryeministri i Ganës, Isaac Adongo, argëtoi të gjithë deputetët e Kuvendit, por argëtoi edhe mbarë botën me prezantimin e tij për buxhetin e vitit të ardhshëm, duke tërhequr paralele interesante në fjalimin e tij dhe duke përmendur Harry Maguire!
“Nëse ju pëlqen futbolli, është një lojtar anglez që quhet Harry Maguire. Ai luan për Manchester United. Kur ishte te Leicester, ai po i faullonte të gjithë, u hodh dhe rrëshqiste gjithandej. Dhe ata e panë atë si mbrojtësin më të mirë në botë. Pastaj Manchester United vendosi ta blinte atë. Dhe ai u bë kërcënimi më i madh për mbrojtjen e Mançesterit, duke i faulluar lojtarët e tij dhe duke ofruar asistime për rivalët. Dhe kur ata nuk arritën të shënonin, Maguire e bëri atë për ta. Dua t’ju kujtoj se ne kemi një Maguire ekonomik në këtë vend”, tha kryeministri, transmeton Fol Drejt.