“Sot u kërkoj falje në emër të qeverisë holandeze të gjithë grave dhe burrave nga Dutchbat 3. Kam respektin më të madh për mënyrën se si Dutchbat 3, në rrethana të vështira, u përpoq të bënte mirë, edhe kur nuk ishte më e mundur”, tha Kryeministri Holandë Mark Rute.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, sot iu drejtua qindra veteranëve të njësisë paqeruajtëse Dutchbat 3, të cilët shërbyen gjatë misionit paqeruajtës të OKB-së në Srebrenicë gjatë luftës në BeH, duke u kërkuar falje në emër të qeverisë holandeze.
Në bazën ushtarake në Holandën qendrore, Rute u tha veteranëve të Dachbata 3 se edhe pas gati 27 vitesh, “disa fjalë nuk janë thënë ende”, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.