“Për një vend që është shumë i varur nga importet e energjisë, është një vendim shumë i vështirë. Por koordinimi i G7 është vendimtar në kohë si këto,” tha Fumio Kishida.
“Japonisë do t’i duhet kohë për të hequr gradualisht importet e naftës ruse,” tha kryeministri Fumio Kishida sot pas një takimi online të Grupit të Shtatë (G7).
Në një takim të dielën, vendet e G7 u zotuan të ndalojnë ose pezullojnë plotësisht importet e naftës nga Rusia, pa përcaktuar saktësisht se çfarë detyrimesh ka marrë secili prej anëtarëve, Gjermania, Kanadaja, SHBA-ja, Franca, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.