Zyrtarët japonezë thonë se kryeministri Kishida Fumio mbërriti në Ukrainë të martën në një vizitë të paparalajmëruar, përcjell Fol Drejt.
Siç raporton NHK WORLD-JAPAN, Kishida mbërriti në Ukrainë pasi vizitoi Indinë. Kjo do të shënojë vizitën e parë në Ukrainë nga një udhëheqës japonez që nga fillimi i pushtimit rus.
Kryeministri i Japonisë do të zhvillojë bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Siç është raportuar, vitin e kaluar Qeveria e Japonisë i ka ofruar Ukrainës ndihma të ndryshme që arrijnë në rreth 1.6 miliardë dollarë. /FolDrejt/