Kryeministri vuri në dukje se qeveria e tij kishte propozuar miratimin e një ligji që do t’i jepte parlamentit më shumë kompetenca, duke shtuar se do të formoheshin më shumë se 10 komisione të pavarura për mbikëqyrjen parlamentare dhe kontrollin financiar.
Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wikremesinge, deklaroi sot se qeveria e tij po punon që parlamenti të fillojë të kontrollojë punën e presidentëve dhe ministrave.
“Sipas projektligjit tonë të ri, presidenti dhe ministrat do të jenë përgjegjës para parlamentit”, tha Wikremesinge në një fjalim televiziv, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.