Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke marr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës, shkruan Fol Drejt.
Pjesëmarrës në këtë forum, janë shumë figura të shquara politike dhe po ashtu edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Pikërisht ai dhe Kurti do të jenë sot pjesëmarrës në një panel, në tryezën e titulluar: Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor.
Kjo tryezë diskutimi pritet që të mbahet në orën 07:30.
Mediat në Kosovë kanë siguruar agjendën e publikuar nga Banka Evropiane për Investime, ku bëhet e ditur se në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti./FolDrejt/