Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Konferencën për shtyp ka folur për situatën e krijuar pas takimit të fundit në Bruksel, për çështjen e targave, si dhe raporteve të krijuara me Bashkimin Evropian, përkatësisht Shefin e Politikave të Jashtme të BE-së Joseff Borrell, shkruan Fol Drejt.
“Afatin mars 2023 nuk e kam shkruar unë, e ka shkruar Brukseli. Në ftesën e Brukselit “draft statemant”, që synohej në fund të bëhej publike, është paragrafi ku thuhet që bisedimet përfundojnë në marsin e vitit 2023, andaj edhe unë kam shkuar.
Për herë të parë kemi afat!
Dhe a e din çfarë kam kërkuar unë aty? Të jetë shkurti i vitit 2023.
Unë thash:
– Pse marsi? Pse jo shkurti? Ma shpejt ma mirë!
– Jo! – thanë, – nuk bënë shkurti – marsi!
Unë thash shkurti, ata thanë marsi, hajt po e lëmë marsi!
Në fund unë pranova: Thash po e lëmë marsi!
Por ata e lanë krejt. Çka të bëjë unë? Pra në ftesë është – nuk është marsi ide e imja. “Before march” thotë aty, “para marsit”. E unë kisha qef me e qitë para shkurtit, që i bjen janari…” – ka thënë Kurti.
Sipas tij Shefi për Politika të Jashtme Joseff Borrell, kësaj radhe nuk po pajtohet me propozimin e Bashkimit Evropian. Sepse mospajtime ndërmjet tij dhe Borrell-it, ka pasur mjaft shpesh./FolDrejt/