Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për shtyp, pas takimit që pati me sindikalistët, shkruan Fol Drejt.
I shoqëruar edhe nga ministrat Hekuran Murati e Arbërie Nagavci ai tha se deri më tani janë zhvilluar së paku 30 takimi ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.
“Unë kam lëvizur të paktën 10 herë në kërkesat e sindikalistëve të arsimit, andaj pikërisht për këtë arsye edhe një herë kërkojë që nxënësit të shkojnë në shkollë e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Të parët të mësojnë e të dytët të japin mësim. Nuk bën bojkot e grevë shteti sepse shkolla është shteti” – tha ai.
Ai i mohoi akuzat se qeveria i ka refuzuar takimet./FolDrejt/